Vijon votimi në 13 QV në Kamëz, demokratët protestë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdon votimi normalisht në 13 qendrat e votimit të hapura në shkollën “Halit Çoka” Kamëz. Në ambientet e jashtme të shkollës qëndrojnë të grumbulluar mbështetës të PD. Sipas komisionerëve ka pasur tentativa për bllokimin e dyerve të shkollës për të mos lejuar votuesit të futen brenda. Por kjo situatë ka zgjatur më pak se 30 minuta.

Ndërkohë pranë qendrës së votimit në shkollën “Ibrabim Basha” ka pasur një konflikt fizik mes 2 personave.

Sipas policisë, konflikti nuk ka lidhje me votimet. Personat kanë pasur një debat edhe më herët. Në komisariatin nr. 5 policia ka shoqëruar Arjol Mikli dhe Mentor Krashi, kushëri dhe në të njëjtën lagje.

 

Zjarr Tv Ad