“Viktimë” në ngatërrimin e himnit nuk është vetëm SHQIPËRIA, zbuloni rastet e tjera të cilat kanë shkaktuar incidente diplomatike

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Organizatorët e ndeshjes ngatërruan himnin tonë me atë të Andorrës dhe në fund i kërkuan falje Armenisë. Një gabim trashanik, i cili mori gjithë vëmendjen e ndeshjes më shumë sesa vetë rezultati, madje detyroi Presidentin e Francës Macron, të kërkonte ndjesë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Megjithatë, ngatërrimi i himnit dhe situata të tilla të sikletshme nuk ndodhin për herë të parë në evenimente sportive. Gabime të tilla ndodhin dhe disa herë janë të kuptueshme por dhe shkaktojnë shumë probleme diplomatike, midis vendeve.

Një rast i ngjashëm është kur pas fitores së Sllovakisë në Hokej dhe shpallen Kampion Bote, organizatorët luajtën në fund himnin e Sllovenisë. Një ngjarje që u pasua me incidente dhe probleme politike më vonë.

Himni rus ka pësuar ndryshime të shpeshta dhe kjo ka sjell dhe probleme më shumë. Me ardhjen e Putin në pushtet, u ndryshua dhe himni rus, i cili modifikoi një version të vjetër sovjetik. Nga kjo ateltët rus janë ndeshur shpesh herë me probleme me himnin e tyre. Në kampionatin Botëror të Biatlonit në Austri 2017, fituesi mori një mikrofon dhe këndoi vetë versionin e saktë. Dy vjetë më vonë vajzat në Hokej bënë të njëjtën gjë në kampionatin e tyre në Buffalo. Megjithatë Rusia i vendosi himnin e gabuar USA, pasi këta të fundit i mundën në Hokej, në kampionatin e zhvilluar në Chelyabinsk, Rusi.

Në 2003, finalja e kupës Davis, midis Australisë dhe Spanjës pothuajse provokoi një incident diplomatik. Pritësit punësuan një këngëtar të famshëm lokal në botën e xhaz-it për të luajtur himnet. Gjatë himnit të Spanjës ai luajti, himnin para luftës civile, diçka që e bëri sekretarin e sportit të Spanjës Juan Antonio Angulo, të urdhëroi ekipin e tij të refuzonte fillimin e ndeshjes. derisa të kishte një falje zyrtare për atë vepër.

Në 2015, mediat armene raportuan se në kampionatin e të rinjve për Sambo, në Serbi, fituesi i Azerbajxhanit u detyrua të dëgjonte himnin kombëtar armen. Të dy vendet janë zyrtarisht në luftë dhe kjo ishte një shkëndijë më shumë.

Zjarr Tv Ad