“Vini këtu e përmendni Foltoren tonë atje”, Duma me tone të ashpra në Kuvend: Dëgjoj disa ministra kukulla që i përdorin vetëm për barazinë gjinore…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma ka mbajtur fjalën në Kuvend ku tha se Foltorja e Parlamentit nuk duhet të merret me Foltoren e PD. Ajo është shprehur se Shqipëria është varfëruar teksa ka sulmuar edhe ministret e mazhorancës.

“Të nderuar kolegë kjo është foltorja ku ne përpiqemi të përshkruajnë realitetin, këtu buxheti me shifra, arritja suksues të gjitha shifra që nuk thonë asgjë. Ju vini ke kjo foltorja këtu e sa herë jeni keq thërrisni Foltoren tonë atje.

Sa herë kryeministrit i thuhet llogaridhënie, ca bëhet me Shqipërinë, ne të gjithë marrim pantomime, “ca thua më burrë”, “dini ju”, pantomima. Tani dëgjoj disa kolegë, ministra kukulla, që i përdorin si kukulla barazi gjinore, se s’kanë dhënë asgjë në politikë.

Atë foltoren tonë ne do ta zgjidhim edhe oborrin tonë, edhe kur ju i shkelni syrin, prap ne do ta zgjidhim, s’do ta zgjidhim vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.

Është historiku i këtij vendi që majta nuk preken. Mesazhi më i thellë është që ata që kalojnë një herë por këtej i herë andej, i bëjmë lec. Kjo foltorja këtu mos fshihet pas asaj foltoroje. Dhe do ta bëjnë dhe në ndërgjegje ta tyre të ndaloni nga pangopësia. Flisni ju për rritje ekonomike, por nuk thoni që do rriten çmimet.

Dhe kush është tallja, ju thoni për ata që kanë më shumë nevojë, kush ka më shumë nevojë, kush i përcakton. Nuk mund ti thuash fëmijës së policisë të ndjerë se po ke 1 fëmijë merr 100% ndihmë, ndërsa po ka 2 është 50%. Ca drame jetojnë shqiptarët nga kjo  hipokrizi. Kam shkuar në familje që i keni tallur në zgjedhje dhe thoni mos na pyesni se atë përgjigje ja kanë dhënë shqiptarët. Kush ju ka votuar ata që kanë ikur”tha Duma ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad