Viola Spiro, bukuroshja nxeh ekranin gjatë evropianit (FOTO)

0
1210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viola Spiro rishfaqet në ekran pas një mungese, që nga mbyllja e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, ku ishte një nga protagonistet VIP në shoun e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Edhe pse zakonisht personazhet televizive i lidhin kontratat e punës në fillimsezoni, Viola e ka bërë këtë në fundsezoni, pas një oferte që ka marrë nga televizioni Ora News.

Prej kohësh ajo ka paralajmëruar kthimin e saj në ekran, e tashmë çdo gjë është zyrtare dhe e konfirmuar. Biondja simpatike Viola Spiro do të jetë në krah të gazetarit Gerti Çarçani në emisionin sportiv “EuroSkaner në televizionin Ora News. Viola bëhet pjesë e këtij emisioni me nisjen e Kampionatit Europian të futbollit.

E pyetur nga gazeta “Panorama” se si e përjeton rifillimin e punës në televizion pikërisht në fushën e gazetarisë sportive, ajo shprehet:” Nuk më pëlqen ta quaj rikthim, pasi nuk e di që po mungoja. Unë s’kam qejf të dal në ekran aq shumë, sepse më mjafton reklama”. Se si e parashikon Kampionatin Europian të futbollit ajo përgjigjet thjesht: “Të vështirë”. Viola duket shumë në formë fizikisht me daljen e saj të re në publik, edhe në saje të ushtrimeve intensive në palestër.

Panorama/d.i.

viola shtrireviola spiro pinkviola spiro me gisht te buza

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad