Virusi i merr jetën 27-vjeçares nga Berati

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Spitalin Rajonal të Beratit.Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

Ika e saj nga kjo botë la pas një boshllëk të madh, dhimbje dhe lot te familjarët dhe gjithë të afërmit e saj, miqtë dhe shoqëria. 27-vjeçarja priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga dashuria e saj dhe gjiri i familjes.

 

Zjarr Tv Ad