Virusi, PD – qeverisë: Regjistër dhe mbikqyrje për të ardhurit nga zonat e infektuara

0
12

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas diskutimeve me grupin e mjekëve dhe ekspertëve lidhur me rrezikun që paraqet koronavirusi, i ardhur tashmë në Itali, i bëri një sërë propozimesh qeverisë për të shmangur panikun tek qytetarët dhe organizuar punën.

Basha tha ndër të tjera se: “Meqënëse infeksioni nuk shfaqet menjëherë, duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara dhe të mbahen nën mbikëqyrje. Nuk është koha për propaganda, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët, qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë plotësisht në mbështetje të tyre.

Vendi ynë ka mjekë dhe ekspertë shumë të mirë, që kanë të gjithë përgatitjen e nevojshme për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet.

Prandaj, iu bëj thirrje, së pari, të mos neglizhoni asnjë gripi, qoftë edhe më të lehtën dhe së dyti, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore  sepse përmes bashkëpunimit me to, sepse do të jetë më e lehtë të menaxhohet situata.

PD me grupin e veçantë të punës që ka ngritur do të vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas dite dhe orë pas ore.

Edhe njëhërë ju kërkoj që  larg panikut, të mirëinformoheni, ndërkohë që ju kërkoj institucioneve të informojnë qytetarët në mënyrë transparente dhe të lënë mjekët dhe specialistët të flasin.”