Vis Martinaj me dy identitete/ Artan Hoxha: Pasaporta e rremë e regjistruar në sistem, lëvizte brenda dhe jashtë vendit me të

0
1769
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka folur për pasaportën e dytë të Ervis Martinajt me identitetin Admir Koca, që policia ka gjetur gjatë bastisjes së banesës së “mbretit” të lojërave të fatit, në Surrel.

Hoxha tha në një intervistë në News24 se kjo pasaportë ishte e regjistruar në sistem. Sipas tij, Martinaj lëvizte lirshëm me këtë identitet brenda dhe jashtë vendit, ndonëse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

“Ai ka jetuar vetë aty, bashkëshortja dhe vajzat. Mbaj mend që vajzat kanë qenë te një nga shkollat që është afër Surrelit. Është gjetur një pasaportë me identitetin Admir Koca. Kjo pasaportë është përdorur dhe këtë duhet ta nxjerrë sistemi si ka mundur ai ta marrë. Kjo pasaportë ekzistonte në sistem dhe kjo i jepte mundësinë të lëvizte brenda dhe jashtë vendit dhe pa u kapur”, u shpreh ai.

Më tej, gazetari komentoi edhe faktin se banesa që bastisi policia, në të cilën jetonte Martinaj me familjen, ishte në pronësi të dikut tjetër.

Banesa në atë kohë është blerë nga Martinaj, unë nuk e di si është kthyer në emër tjetër. Po është fakt që është banesë ku ka jetuar Martinaj me familjen e tij. Nuk e di nëse banesa tjetër që ai ka në të njejtën zonë është bastisur apo jo. Por unë uroj të jenë gjetur prova”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad