Vis Pupa lë Australinë, lajmëron vendimin surprizë: Ja përse do futem në Big Brother! (VIDEO)

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa, lajmëron se do të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me humorin që e karakterizon, Visi tregon se i tillë do të jetë dhe në shtëpinë e “më të famshme” në Shqipëri.

“Do thoni ju, ça do mor Vis Pupa, duke qenë në mes të plazhit, në mes të verës në Australi, pse do me u fut në Big Brother? Po ngaqë prishi koha thashë, plus a e shifni ju sa qetësi është këtu! A rri robi pa içik dallavere?! Nuk rri pra.

Arsyeja tjetër që po futem në Big Brother, është se shoqëria shqiptare ka mjaft dramë në jetën e përditshme, negativitet, luftë për mbijetesë. Tani na u gjend dhe kjo lufta në Ukrainë.

Ajo shtëpi dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për pozitivitet. Unë do futem brenda të jap më të mirën time, të mbush situata me humor, me gaz, me hare.

Ju siguroj se unë aty nuk po futem të sulmoj një banor apo një banor tjetër. Unë jam mik me atë që përdor arsyen dhe logjikën”, shprehet ndër të tjera aktori në videon e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad