Avokati Saimir Vishaj u shpreh në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë marrë para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Topit dhe Spahiut, duke thënë se kanë marrë nga 50 deri në 300 mijë euro për të prodhuar një dekret presidencial.
‘Krijuam një president që ishte Topi, dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra. Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro, njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret’, u shpreh Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV.
‘Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha)’, theksoi avokati Sajmir Vishaj në SYRI TV.
‘Ka qenë një parrullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset’, deklaroi Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.