”Vite pa larë flokët!”, aktorja zbulon sfidat e rolit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seriali i njohur ”Game of Thrones” siç dihet është njëri nga të cilët po thyen tabutë.

Ndaj dhe për të realizuar një projekt të tillë, duhet përballuar edhe disa sfida, siç është edhe njëra të cilën e ka zbuluar aktorja Sophie Turnerka.

Sophie Turnerka e cila në ”Game of Thrones” njihet me emrin Sansa Stark, ka treguar se i duhej të përshtatej me karakterin dhe e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.

”Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate”.

”Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin  dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur”.

Duke qenë se  të rrish me flokë të palarë për javë të tëra është e tmerrshme. Kjo i shkaktonte shpesh dhe irritime të lëkurës, por tashmë ka marrë fund.

”Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”.

Zjarr Tv Ad