Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Nikolla shkruan se sfidat e vitit pasardhës do të jenë të mëdha.
Por, vijon Nikolla, të bashkuar, me dashuri dhe përkushtim do i përballojmë të gjitha sfidat.
Postimi i Lindita Nikollës:
Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar!
Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato!
Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare!