Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës , Artan Hoxha, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se mësimi, do të zhvillohet në auditor ashtu si dhe është lajmëruar për programet bachelor më datën 18 Tetor dhe për ato master në 10 Nëntor.
Sa i përket procesit të vaksinimit për studentët Hoxha tha se ata do të lejohen të futen në auditore me certefikatën e vaksinimit, testin PCR ose një vërtetim nga mjeku ku tregon se ky person nuk mund të kryejë vaksinën për shkaqe të tjera shëndetësore. I njëjti rregull vlen dhe për pedagogët dhe stafin e universitetit.
“Unë besoj se i gjithë ky dokumentacion është i nevojshëm dhe i pranueshëm për Universitetin e Tiranës pasi thelbi i saj është se nëse ne kemi persona që janë të rrezikshëm për të tjërët, nëse janë bartës të virusit, kështu që duke bërë një paralele që personeli akdemik dhe studentët mjafton të paraqesin një document PCR, apo dhe ata që kanë problem shëndetësore që nuk duhet ta bëjnë vaksinën ata do të jenë persona që do të lejohen të futen në auditore”, tha ai.
Më tej, rektori shtoi se këtë vit në Universitetin e Tiranës, sapo të marrin miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë do të hapet programi i doktoraturës.
“Këtë vit ne hapim programin e doktoraturës dhe jemi në pritje të vendimarrjes së ministrisë për aplikimet tona, kemi idetifikuar fushat të kërkikim shkencor për tre vitet e ardhshme dhe me masrrjen e miratimit do hapim aplikimin për hapjen e kuotave që ne kemi vendosur”, shtoi Hoxha.