Viti i ri shkollor, Evis Kushi mesazh urimi për nxënësit dhe mësuesit: Do sjellim nisma dhe projekt për një arsim cilësor dhe të barabartë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh urimi për të nxënësit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor që çelet ditën e nesërme.
Kushi shprehet se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor dhe të barabartë.

“Një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju të dashur nxënës, mësues dhe prindër. Fillimi i vitit të ri shkollor sjell çdo herë emocion, gjallëri dhe kënaqësi për të gjithë ne. Për më tepër që ky vit shkollor vjen me shumë projekt dhe nisma për një arsim cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Ju uroj të gjithëve një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm”, shprehet ministrja.

Zjarr Tv Ad