Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me drejtuesit rajonal të shkollave, ku ka dhënë edhe mesazhet e para publike para nisjes së vitit të ri shkollor.
Rama është shprehur se është shumë e rëndësishme ,bajtja e distancës socilae dhe pse është shumë e vështirë që kjo të mbahet nga fëmijët e klasave fillorë.
Rama ka bërë me dije se në shkolla do të dyfishohen punonjësit psikosocial si dhe punonjësit që u vinë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndër të tjera Kreu i Qeverisë ëshët shprehur se për rreth 300 mijë nxënës që e kanë shkollën 5 kilometra larg, pasi shkolla e tyre është dëmtuar nga tërmeti do tju ofrohet transporti falas.
Sakaq, Rama i ka dhënën mesazh mësuesve se duhet të jenë të kujdesshëm, pasi janë prindër e mijëra nxënësve.
“Është e domosdoshme ky proces të kryhet me përkushitim jo me britma, jo me masa shtrënguese, por me përpjekje për ta shpjeguar pse-në.
Jemi rritur në familje kur na kanë thnë sesa e rëndësishme është të japësh dorën dhe të socializohesh me tjetrin. Ajo që duhet të bëjmë është të biem ndesh pikërisht me pariminj fillestar të jetës së njeriut. Nëse për ne kjo është lehtësisht e kuptueshme dhe pse jo lehtësisht e zbatueshme, kjo nuk është lehtësisht e kuptueshme për ata që fillojnë shkollën sidomos ato më të vogla.
Ne kemi dyfishur punonjësit psikosocial dhe kemi rritur punopnjësit për nxënësit me aftësi të veçanta dhe për rreth 300 mijë nxënës që e kanë shkollën 5 kilometra larg, pasi shkollat pranë janë dëmtuar nga tërmeti do tju ofrohet transporti falas. Gjitahshtu do të monitorohet shpërndarja e teksteve shkollore që do të ofrohen falas.
Një shëndet ky që rrezikohet nga kontakti i fëmijës me fëmijën, imagjino se cfarë sfide është kjo, për medjen dhe për trupin fizikisht të mësuesve që duhen të merren cdo ditë me ketë punë. Është shumë e rëndësishme që ju ti kuptoni këto fjalë në thelbin e tyre dhe të kuptoni se më shumë se asnjëherë tjetër jeni prindër në rolin e drejtusutr. Dhe keni barrën e pashmangshme për të qënë prindër të mijra fëmijëve”, tha Rama ndër të tjera.