Vizita e Bashës në Kosovë, Osmani: Të vijojmë qëndrimet tona kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme (20 korrik) me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të një vizite 2 ditore me zyrtarë të lartë vendit fqinj.Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Osmani foli për bisedimet që zhvilloi me Bashën të cilat ishin të fokusuara në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në marrëdhëniet politike.Një pikë tjetër, ishte dhe marrëdhënia e di vendeve me politikat e jashtme ku dhe njëherë Osmani e vuri theksin tek tjetërsimi i kufijve duke i konsideruar si aventura të rrezikshme.Ajo i bëri thirrje si liderëve politikë ashtu edhe qytetarëve që të vijojnë qëndrimin e tyre kundër kësaj çështje.

Osmani: Patëm një diskutim shumë të mirë për punët tona të përbashkëta që kemi arritur në të kaluarën. Folëm edhe për mënyrën se si mund ta rrisim këtë bashkëpunim. Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka hapësira që të rregullojmë marrëdhëniet tona bilaterale, qoftë në aspektin ekonomik tregëtar. Mbi të gjitha ajo që diskutuam ishte bashkëpunimi në raportet tona me shtetet e tjera sepse një bashkëpunim në politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë gjithmonë është treguar i suksesshëm kur ka qenë i sinqertë dhe në linjë të plotë të shtetit tonë dhe qytetarëve tanë. E falenderoj Bashën për qëndrimin e tij dhe të PD-së dhe zërin e tyre të çmuar kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është e rëndësishme që çdokush në Shqipëri të flasë me një zë po aq të qartë për çështje të tilla që jo vetëm shkojnë kundër interesit të Kosovës, sakrificës shumëvjeçare të popullit tonë por shkon dhe kundër investimit ndërkombëtar ndaj vendit tonë.

Zjarr Tv Ad