Vizita e Escobar, Fatos Lubonja thirrje shqiptarëve: Mos prisni nga Amerika, bashkohuni se këtu ka një rrezik të madh!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A ka ndryshuar qëndrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket marrëdhënieve me palët politike në Shqipëri? Sipas analistit Fatos Lubonja, diçka e tillë është e vështirë për t’u përcaktuar.

Lubonja megjithatë e pati një thirrje për shqiptarët, për të cilët tha se duhet të bashkohen kundër “një të keqeje të madhe” që ekziston në vend.

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar takoi sot krerët e politikës në Shqipëri, por zgjodhi të injorojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit është i shpallur i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion madhor dhe pengim të drejtësisë gjatë qeverisjes së tij.

Por sipas Lubonjës, “non-grata” e Sali Berishës është përgatitur në Shqipëri, përmes mekanizmave si rasti i ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

“A ka ndryshuar Amerika apo jo, unë nuk di ta them. Shpresa është një gjë, faktet janë një gjë, indicia janë një gjë. Do e shohim. Por unë prap duhet ta them mos prisni nga Amerika por bashkohuni se këtu ka një rrezik shumë të madh. Sot pashë një studim që thotë se shumica e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria ka bërë hapa mbrapa.

Këtu territorin po e merr krimi. Kështu ndodh varfërimi i shumicës. Nuk di sesa këta ia kanë thënë këtij dhe sesa ai i ndan këto. Se sa ia kanë përmendur Departamentin e Shtetit dhe qëndrimet e ambasadores nga ana tjetër”, deklaori Lubonja në emisionin “Hapur”.

Zjarr Tv Ad