Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vizitës së tij të fundit në Kosovë si President i Shqipërisë.
Kreu i Shtetit ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa foto nga ceremonia e pritjes, ku shihet teksa ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
Meta shkruan se është jetike që Shqipëria dhe kosova t’i mbrojnë shpinën njëra-tjetrës.
Postimi i Ilir Metës:
ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS!
Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.
Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.