Vizita e gazetares në Milot/ Banorët: Në Milot sjellin vetëm dy policë…

0
504
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Milot, 23 korrik 2022. Gati mesditë. Rrugë të zbrazura. Çdo makinë e huaj ndiqej nga sy kureshtarë të njerëzve të ulur në kafet buzë rrugës. Më tej, shumë makina të parkuara e njerëz me të zeza, merrnin pjesë në mortin e një 28-vjeçari të vrarë në një atentat pak orë më parë, në derë të shtëpisë.

Shkoj në kafenenë pranë vendit të ngjarjes dhe u flas disa të rinjve që më kishin ndjekur me sy gjatë gjithë minutave që isha në Milot. I përshëndes, por nuk munda të shtoj asnjë fjalë tjetër. “Nuk jetoj këtu, nuk di asgjë!”,më tha njëri prej tyre, megjithse unë nuk e kisha pyetur. “Aman mos më hap telashe”, më tha tjetri. Më tej përshëndes një burrë të vjetër.

Çova fjalë dhe të afërmit e Klismanit më pritën. Siç e do zakoni ata prisnin ngushëllime. Ishin ulur rresht, të rinj e të vjetër. E kishin parë gjithçka nga trotuari përballë.

“Zunë rrugën me makinë, zbritën e qëlluan pa rreshtur. Deri në katund u dëgjuan të shtënat, vetëm policia nuk i dëgjoi. Erdhi nga Laçi për 30 minuta, rrugë të cilën ne e bëjmë pa asnjë emergjencë për 7-8 minuta. Dhe kur erdhi, rrinte në hyrje të Milotit dhe pyeste a mbaroi e gjitha”, më tha njëri prej tyre.

“Sa mbaruan të shtënat u afrova, e mora në krah dhe e çova në spital”, me tha më i riu.

E pyes për atentatin e dy muajve më parë dhe shtoj: “po policia?”

PS. Në foto ish-stacioni i policisë në Milot

Zjarr Tv Ad