Vizita e Metës në Slloveni, takim me homologun Pahor, do të kenë edhe një drekë pune

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të takohet sot me homologun e tij slloven, Borut Pahor në kuadër të një vizite zyrtare në Ljubljana.

Zyra e shtypit të Presidentit slloven bën të ditur se dy homologët do të kenë edhe një drekë pune në Villa Podrožnik, ndërsa nuk bëhen detaje të tjera në lidhje me takimin.

“Presidenti Borut Pahor do të takohet të martën me homologun e tij shqiptar Ilir Meta teksa Meta po viziton Slloveninë. Dyshja do të ketë një drekë pune në Villa Podrožnik”, ka njoftuar zyra e presidentit.

Kujtojmë që Presidenti Meta është në ditët e fundit të mandatit të tij presidencial. Më 24 korrik ai lë detyrën, ndërsa vendin e tij do të vijë, Bajram Begaj, i cili u votua nga Kuvendit vetëm me votat e mazhorancës.

Zjarr Tv Ad