Vizita e ministres britanike në Shqipëri, zbardhet takimi me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare ishin ndër çështjet që u diskutuan mes tyre.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton.

Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi në Facebook.

Zjarr Tv Ad