Vizita e Mitsotakis në jug/ Arjan Çani: Greqia s’ka më orekse për territore shqiptare

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arjan Çani nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si vijim i pretendimeve të Athinës për territore shqiptare.

Çani tha në Çim Peka Live, në Syri Tv, se Greqia prej vitesh nuk ka më orekse për toka.

“Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare. Orekse ka Turqia. Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr. Fjalia që sa herë ka krizë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse. Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e kanë kthyer nacionalizimin në biznes, të cilët thonë se ka pretendime për territorie, unë ve bast se sikur sot shqiptarët të ishin dakord me referendum t’i falim tokë Greqisë, Greqia do ta refuzonte. Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë”, tha Çani duke replikuar me analistin Milaim Nela.

Ky i fundit deklaroi gjatë një lidhje direkte nga Londra se Greqia kërkon të përfitojë drejt Shqipërisë, sa herë vendi ynë ndodhet në krizë.

Zjarr Tv Ad