Vizita e zyrtares së lartë të DASH një ditë para Kuvendit të Berishës, koincidencë? Zheji dhe Gjekmarkaj zbardhin prapaskenat

0
1168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vizita e zyrtares së lartë amerikane, Karen Donfried, Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në vendin tonë nuk shihet si rastësi nga analisti Artur Zheji dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj. Kjo vizitë vjen një ditë para Kuvendit të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” në News 24, Zheji u shpreh se gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë zhvillime në Tiranë, ku ndër të tjera janë edhe një peticion online kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, apo faktin që zyrtarja amerikane u takua edhe me Enkelejd Alibeajn, kreun e grupit parlamentar të PD-së, i pozicionuar kundër ish kryeministrit Berisha.

“Është një tur i këtij ekipi amerikan të nivelit të lartë për arsye se SHBA dhe BE janë në një konfrontim të armatosur për të mbrojtur të drejtat demokratike në Ukrainë. Kemi një deklaratë të djeshme të Biden që sanksionoi 33 miliardë dollarë të tjera, ndihma ushtarake për Ukrainën. Nga ana tjetër Putin pardje bëri një paralajmërim shumë të qartë që nëse do ketë një përshkallëzim të të huajve në Ukrainë, do marrin një përgjigje nga disa armë që janë shkatërrimtare. Ne jemi pjesë e NATO-s. Ne duhet të jemi shumë të gatshëm për të bërë detyrat tona në nevojat gjeopolitike. Kjo është pjesa e parë e përgjigjes për pyetjen “pse Amerikanët”. Nuk e di nëse është koicidencë që vizita vjen një ditë para Kuvendit që është thirrur. Por është edhe peticioni online, apo pritja me Alibeajn dhe Tabakun. Nuk janë më koicidenca domethënë”, tha Zheji.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj u shpreh se “Në politikën makro shtetet e mëdha nuk kanë koiciendencë. Të jenë në Tiranë një ditë para Kuvendit nuk është rastësi. Ata po mbrojnë vendimet e tyre dhe po mbështesin ata njerëz që janë rreshtuar në këtë krah në Tiranë”.

Zjarr Tv Ad