Vizita në Emiratet e Bashkuara/ Rama takon Presidentin e vendit! Nga energjia tek siguria kibernetike, ja për çfarë diskutuan dy liderët

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vizitës njëditore në Izrael, kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kreu i qeverisë shqiptare ka takuar Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Pallatin Mbretëror.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ka biseduar me Presidentin e Emirateve rreth projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.

Postimi i Edi Ramës:

Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.

Zjarr Tv Ad