Vizita në Itali, Meta zbardh takimin me presidentin e Rajonit të Siçilisë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot me ceremoni zyrtare, në Pallatin Qeveritar, nga Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Nello Musumeci.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e vendosjes së një bashkëpunimi të veçantë me Rajonin e Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas.

 Postimi i Metes

Një takim i frytshëm me Presidentin e Rajonit të Siçilisë, z.Nello Musumeci, në Pallatin Qeveritar.

Gjetëm mirëkuptimin e plotë për vendosjen sa më parë të një bashkëpunimi të veçantë mes Shqipërisë dhe Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore, me qëllim rujtjen e gjuhës së mrekullueshme arbëreshe. Kënaqësi të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë të dashur Arbëresh, pjesë edhe e identitetit historik e kulturor të Siçilisë.

I lumtur, që edhe komuniteti i ri i shqiptarëve në këtë Rajon është integruar më së miri, dhe që bashku me arbëreshët përbëjnë një urë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale e të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Zjarr Tv Ad