Vizita në Washington/ Mediu takohet me 3 Presidentët e Institucioneve të rëndësishme amerikane

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu me anë të një statusi në rrjete sociale është shprehur se gjatë vizitës së tij në Washington DC, është takuar me Presidentët e 3 institucioneve shumë të rëndësishme amerikane si: Damon Wilson President i NED (Mbështeja Kombëtare për Demokracinë), Derek Mitchell President i Institutit Demokratik Kombëtar dhe me David Twining, President i IRI, Instituti Ndërkombëtar Republikan.

Sipas Mediut, IRI ka qenë instituti që ka mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane dhe mund të marrë një rol të rëndësishëm në riorganizimin e opozitës shqiptare, sidomos pas vendimit për të rihapur zyrën në Shqipëri.

Statusi i plotë i Fatmir Mediut:

Gjatë vizitës në Washington DC, pata kënaqësinë të takohem me Presidentët e 3 Institucioneve shumë të rëndësishme amerikane:

Damon Wilson President i NED(Mbështeja Kombëtare për Demokracinë). NED mbështet me aktivitete dhe financiarisht nga qeveria Amerikane zhvillimet demokratike nëpërmjet dy institucioneve ndërkombltare Republikane IRI ose Demokratike NDI

Derek Mitchell President i Institutit Demokratik Kombëtar. NDI është prezent për shumë vite në Shqipëri në mbështetje të forcimit të demokracive partiake si dhe parlamentit e shoqërisë civile.

David Twining President i IRI Instituti Ndërkombëtar Republikan. Kam pas nderin të punoj me ta për vite me radhë në Shqipëri dhe rajon.

Mbështetja e parë për Partinë Republikane ka ardh nga Presidenti Regan si President nderi i IRI. Më tej ky institucion është drejtuar nga Senatori John McCain etj.

IRI ka qënë instituti që ka mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane dhe mund të mar një rol të rëndësishëm në riorganizimin e opozitës shqiptare, sidmos mbas vendimit për të rihapur zyrën në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad