Vizitat e 3 delegacioneve në Kosovë: Haradinaj lëshon ‘pe’ për taksën ndaj mallrave serb

0
14

Vetëm për pak ditë, zyrtarë të tri superfuqive botërore vizituan Kosovën. Arsyeja e këtyre vizitave, natyrisht se mbetet taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Zyrtarë nga SHBA-të, Gjermania e Britania e Madhe zbarkuan në Kosovë me kërkesën e vetme: Pezullimin e taksës dhe hapjen e rrugës së dialogut Kosovë- Serbi. Javën e kaluar Kosovën e vizitoi një delegacion amerikan kurse, këtë javë në vend ‘ateruan’ edhe dy delegacionet tjera, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Mirëpo, edhe përkundër këtyre vizitave, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij. Taksa po qëndron. Por kështu nuk po mendojnë analistët politik të vendit. Thonë se Haradinaj megjithatë, është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën. Analisti politik dhe drejtori i Organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj, duke komentuar vizitat e këtyre delegacioneve, tha për Gazetën Blic se ato nuk janë asgjë tjetër veçse shtim i presionit ndaj Kosovës për çështjen e taksës 100%.