“Vjedh ditë e natë”/ Berisha zbardh dështimet e Ramës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, lideri historik i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Rrogozhinë, Hekuran Xhani. Ish-kryeministri nga Rrogozhina akuzoi qeverinë me politkat e keqqeverisjen kanë detyruar të largohet shqiptarët nga vendi, duke rritur shifrat e emigrimit. Berisha hoqi një paralele mes 8 vitete më parë dhe situatës tani, duke theksuar se pagat e punonjësve kanë qenë më të lartat në rajon ndryshe sipas tij nga sot  ku janë më të ultat.

“Rrogozhina është braktisur, vazhdon të bratiset njëlloj si Shqipërisa. Nuk përballen dot me jetën e përditshem në varfëri që i zhyt cdo ditë e më shumë një regjim që nuk do t’ia dijë për halle dertet e qytetëve që i vjedh ditën e natën, e i detyron të largohen. Sot banorët e Rrogozhinës mbarë Shqipërisë nga qytetarët me rrogat më të lartë në 8 vite më parë, sot më të ulta në rajon. Sot ata për të patur një rrogë pë ballin e jetës detyrohen të emigrojnë, në një kohë kur 8 vite më parë rrogat ishim më të larta. Rritja e çmimve e pandalshme, rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa rroga në raport me çmimet zvogëlohen cdo muaj e më shumë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh me kritika edhe për mungesën e subvencioneve për fermerët. “Fermerët e Rrogozhinës janë më të braktisurit të Europës, ata nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti”.

Zjarr Tv Ad