Vjedh me dhunë një grua, kush është fieraku i dyshuari për 8 ngjarje të tjera

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar si autori i dyshuar i disa vjedhjeve në Fier.

‘Skifteri’ i Fierit i mori me dhunë dy varëse floriri një shtetaseje në lagjen “Bishanak” dhe u largua me vrap.

Menjëherë viktima e grabitjes telefonoi policinë dhe pas disa minutash ndjekje u bë i mundur kapja  dhe arrestimi në flagrancë i hajdutit.

Në momentin e kapjes atij ju gjetën edhe dy varëset e shtetases.

Por rezulton se 40-vjeçari me iniciale M.L., ka vjedhur edhe 8 vjedhje  motoçikleta e biçikletash në periudha të ndryshme kohore.

Policia raporton se: “Nga veprimet hetimore të kryera  nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar 40-vjeçari”.

Konkretisht:

•             Në datë 20.04.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.

•             Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.

•             Në datën 02.07.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.

•             Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H,  në Hasturkas.

•             Në datën 22.01.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

•             Në datën 07.03.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen “11 Janari”.

•             Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Zjarr Tv Ad