“Vjedhin qindra miliona me inceneratorët”- Petrit Vasili: Taksat e qytetarëve po përdoren për ahengje

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili denoncon se taksat e shqiptarëve po harxhohen për ahengje dhe festa. Në një postim në Facebook, ai thotë se bashkia e Tiranës do të shpenzojë 830 mln lekë për aktivitete dhe koncerte.

Sipas tij, “ne keto kohe shume te vështira ne vend qe çdo lek te shpenzohet nga Bashkia per hallet dhe mjerimin e shume familjeve ne varfëri keta tallen dhe bëjnë batërdi duke përdorur taksat për ahengje propagande”.

REAGIMI I VASILIT

Veliaj qindra milion leke per ahengje, ndërsa njerëzit vuajnë për bukën e gojës!

E pabesueshme, por e vërtetë!!

830 milion leke do te shpenzoje Bashkia e Tiranes per për fishekzjarrë, letra shpërthyese me ngjyra, podium prezantuesi, sistem pajisjesh për Di Xhej, blica për efekte speciale, tym skenik etj.

Taksat e djerses dhe te mundit te mijëra qytetareve te Tiranes behen rrush e kumbulla nga Bashkia per ahengje propagande.

Ne keto kohe shume te vështira ne vend qe çdo lek te shpenzohet nga Bashkia per hallet dhe mjerimin e shume familjeve ne varfëri keta tallen dhe bejne baderdi duke perdorur taksat per ahengje propagande.

Keta qe gjobisin si hijena me Policine Bashkiake mijra qytetare per automjetet, qe u prishin shtepite dhe i hedhin ne rruge te madhe pa asnje ndihme, qe rrisin Taksat si asnje Bashki tjeter, qe vjedhin qindra milione me inceneratore, jane po keta qe ja vene vulen turpit duke harxhuar parate per ahengje.

Zjarr Tv Ad