Vjedhja e bankës në Tepelenë, identifikohet dhe lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tepelenës ka vijuar edhe sot kërkimet për kapjen e autorit të vjedhhes së bankës së nivelit të dytë ditën e djeshme në këtë qytet.

Sipas informacioneve autori i dyshyar është lokalizuar në fshatin Mamaj, por ka arritur që të largohet sërish.

Po ashtu është mësuar dhe identiteti i tij dhe mësohet se është me precedent të mëparshëm penal.

Sipas informacioneve ai është Kristo Ruçi, 25 vjeç dhe është në kërkim për kultivim dhe transport kanabisi.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë, rreth 500 mijë lekë.

Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

Zjarr Tv Ad