“Vjedhje 430 milion euro?” Balluku: Ku e keni gjetur këtë shifër? U shqetësova dhe pashë kontratat, nuk dilte në asnjë vend

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku është duke dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët lidhur me kontratën e Bashkisë së Durrësit për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Lidhur me Durrësin, Balluku tha se kontrata nuk u amendua. Ajo shtoi se Durrësi paguan për depozitimin e mbetjeve njësoj si Bashkia e Tiranës.

Balluku ironizoi edhe me shumën prej “430 milion euro aferë” që përdoret nga opozita, duke thënë se i ka parë kontratat që ka gjetur pasi mori detyrën, dhe nuk i rezulton një shifër e tillë.

Pjesë nga dëshmia:

Balluku: Kontrata nuk është anuluar, kam dëgjuar sot një shpjegim shumë të mirë nga kryebashkiakja e Durrësit, për emergjencën. Sot ne prodhojmë 1.1 milion ton plehra në vit, dhe sipas këtij masterplani janë shpërndarë se ku do të jenë impianetet e përpunimit, se flitet gjatë gjithë kohës, inceneratorë, inceneratorë.

Këta janë impiante përpunimi.

Tabaku: A është amenduar kontrata për të përfshirë Bashkinë e Durrësit, dhe lidhet pikërisht me kapacitetin financiar, unë gjykoj që do të ishte në të mirë të instituciont që të ulet kosto.

Zjarr Tv Ad