Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi, pacienti që humbi jetën duke u hedhur nga katit i katërt është Hasan Mira 65-vjeç.
Mësohet se herë të fundit, Mira ka telefonuar fqinjin e tij. Gazetari Enver Doçi, ka zbardhur edhe fjalët, ku Mira dëgjohet duke i thënë fqinjit të tij, se po ta kishte ditur se ç’bëhej aty, nuk do të ishte shtruar kurrë.
Përsa i përket telefonit, duke qenë se nuk lejohet brenda në spital, Mira, që ishte edhe vjehrri i ish-deputetit socialist, mësohet të jetë shprehur se e ka futur me miqësi, duke paguar ‘diçka’.
Biseda e plotë
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.
Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se pacienti Mira 65 vjeç nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.