Vjen në Shqipëri trupi i Gjergj Xhuvanit, familjarët me lot në sy nisen drejt ceremonisë së varrimit

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvanit i cili u nda nga jeta më datë 14 gusht të këtij viti në Romë. Trupi i tij është marrë nga familjarët mes lotësh dhe do të përcillet në vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të tij, që do të bëhet në orën 14:00. Ceremonia e varrimit do të jetë një ceremoni private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

Kineasti ka qenë i shtruar në një spital në Romë pasi një arresti kardiak që ka pësuar teksa po realizonte e montazhin e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”, por nuk ia doli t’i mbijetonte sëmundjes.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”./shqiptarja/

 

Zjarr Tv Ad