Vjen nga Turqia me 2.2 kg heroinë në makinë, rastësia në Kapshticë e dërgoi në pranga

0
1251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje sasi prej 2 kilogramë e 248 gramë heroinë është kapur në Kapshticë nga policia kufitare, ndërsa në pranga ra transportuesi i saj.

Policia ka njoftuar se 41 – vjeçari Olsi Delli, banues në Tiranë u paraqit në hyrje të Republikës së Shqipërisë me automjetin “Land Rover” ngjyrë gri, me targa AA889PV.

Ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Droga u gjet në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar.

Delli mësohet se po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë

Zjarr Tv Ad