Vjen reagimi fortë nga Ish-Presidenti Nishani:”Pas 7 vitesh grabitje, Rama po premton heqje taksash vetëm për fushatë”

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të hiqet akciza për karburantin bujqësor dhe do të përgjysmojë çmimin e karburantit.

Nishani shkruan se pas 7 vitesh grabitje, Rama po premton heqje taksash vetëm për fushatë. Nga ana tjetër Nishani zbulon veprimet që do të bëjë PD pasi të vijë në pushtet.

Postimi i plotë:

“Sot pas 7 vitesh grabitjeje rilindja na premton se ; “do të heqim taksën për atë, do të heqim taksën edhe për këtë, do të heqim dhe këtë taksë, do të heqim çdo taksë, do të jeni pa asnjë taksë,…..”,

Pasi sajoi lloj lloj taksash, pasi rriti çdo taksë, pasi i rropi lëkurën shqiptarëve përmes taksave dhe jotaksave, sot pas 7-të vitesh torturimi të shqiptarëve hajnia dhe mashtrimi ordiner premton se do të heqi çdo taksë

Opozita ka vetëm një premtim paraprak të thjeshtë :

Qeverisja e re do të heqi çdo hajdut, kudo është.

Do të heqë grabitësin dhe mashtruesin nga zyra kryeministrit !

Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e ministrave !

Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e tatimeve, doganave, hipotekave, universiteteve, spitaleve, tokës, detit dhe ajrit të shqiptarëve.

Pas kësaj, taksat skandaloze dhe rrjepëse bien vetë !

Kaq e thjeshtë është “heqja” si e vërtetë dhe jo mashtrim ordiner !

#TëRingremëShqipërinë” – ka shkruar Nishani.

Zjarr Tv Ad