Vjen reagimi i parë i Voltana Ademit/ Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë

0
4

Një ditë pasi u padit nga Këshilli Bashkiak në Shkodër për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të FK Vllaznia, vjen reagimi i parë i Voltana Ademit. Kryebashkiakja e Shkodrës, e cila po qëndron në izolim si pasojë e infektimit me koronavirus, është shprehur se ka ushtruar detyrën siç e parashikon ligji.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”,- shprehet ajo.