Vjen reagimi i parë nga New Yorku : Dënojmë sulmin ndaj Doktor Berishës është akt skandaloz dhe i turpshëm

0
1227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

New York, 6 Dhjetor 2022

Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. “Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve”, shprehet Vatra në mesazhin e saj.

Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik”, shprehet më tej mesazhi.

Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze.

Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lider i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar.

Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike.
Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra, Kryetari Elmi BERISHA”, mbyllet mesazhi i Vatrës

Zjarr Tv Ad