Vjen zarfi i zi në shtëpi, a do përjashtohet Olta sot, për shkeljen e rregullit bazë të produksionit?

0
724
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Vetëm pak javë më parë, Ermiona dhe Eva lanë shtëpinë brenda të njëjtës ditë, pikërisht për shkak të debateve dhe ofendimeve që lëshuan në drejtim të banorëve.





Por ditën e sotme, një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, duke ‘trembur’ jo pak banorët.





Kjo për faktin se mes tyre nuk ka pasur asnjë debat të ashpër, të paktën që të ketë degjeneruar me ofendime.





Shpejt në rrjet kanë nisur aludimet se zarfi i zi është për njërin nga banorët e rinj dhe informacione që ka dhënë nga jashtë. Mbetet për t’u parë në mbrëmjen e sotme, se cili do të jetë i penalizuari këtë herë nga zarfi i zi.





Ndërkohë që në rrjet njerëzit janë të bindur se duhet të jetë dënim ndaj Oltës për shkak të gjuhës së përdorur nga aktorja në shumë situata së fundmi.





Herën e kaluar Arbana e paralajmëroi që do të ishte hera e fundit që falej dhe mbetet për t’u parë sonte nëse do ketë dënim për Oltën apo jo.





Zjarr Tv Ad