Vjosa Osmani ka falenderuar Bashën për mikëpritjen e ngrohtë…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka  zhvilluar ditën e sotme një takim zyrtar me kryedemokratin Lulzim Basha, në selinë e Partisë Demokratike. Osmani në fjalën e saj, ka falenderuar Bashën për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme, që ai ka dhënë për Kosovën, pavarësisht postit publik që ka mbajtur.

Gjithashtu Osmani ka theksuar se; Serbia dhe aleatët e saj po kërkojnë ta tjetërsojnë të vërtetën, ndaj dy shtetet shqiptarë, duhet të jenë të bashkuar për t’i bërë të qartë të gjithëve gjenocidin, që serbët kanë kryer në Kosovë.

Presidentja Osmani, është shprehur gjithashtu se rezoluta kundër gjenocidit serb në Kosovë, duhet të miratohet pa ekuivokë dhe mos të hasë në pengesa.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e PD-së. Si Presidente, kërkoj bashkëpunimin e sinqertë, si dy motra ndërmjet dy Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim.

Duhet të punojmë të gjithë bashkë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë. Të punojmë bashkë që flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të radhiten krah njëra tjetrës në çdo organizatë ndërkombëtare. Jemi dy flamuj, por jemi një shpirt i pamposhtur. Kështu duhet të jemi edhe mes vete, edhe përpara botës.”, është shprehur Osmani.

Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë, me anë të një rezolutë. Duhet ta dënojmë atë, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore.

Serbia dhe aleatët e saj po falsifikojnë historinë. Shpresoj se përkrahjen do ta kemi përherë, që zërin tonë ta dëgjojë gjithë bota. Ju falënderoj zoti Basha që jeni deklaruar përherë për sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Zjarr Tv Ad