Vjosa Osmani pas tërmeteve: Shqipëri, jemi me ju

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të fundit që goditën Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

Osmani, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se po i ndjek me shqetësim raportimet për gjendjen në Shqipëri.

“Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju”, ka shkruar Osmani.

E mengjesin e sotëm një tjetër tërmet pas mesnate, ka goditur Shqipërinë rreth orës 06:47 të mëngjesit.

Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.5 ballë dhe epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi.

Rreth orës 00:15 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 10 km nga Durrësi. Magnituda 3.1 ballë. Rreth orës 02:28 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 4 km nga Durrësi. Magnituda 4.4 ballë.

Rreth orës 02:48  lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi. Magnituda 3.5 ballë.

Rreth orës 04:19 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar  3 km nga Durrësi. Magnituda 3.2 ballë.

Rreth orës 04:20 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 19 km në jugperëndim të Mamurrasit. Magnituda 3.4 ballë.

Zjarr Tv Ad