Vjosa, Park Kombëtar/ Di Caprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Aktori Leonardo Di Caprio ka reaguar pasi ditën e djeshme, Vjosa, që është lumi i egër i fundit në Evropë, u zyrtarizua Park Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det.





Sipas Di Caprios, i cili ka qenë lobues për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, shprehet se tanimë do të ketë një vizion të ri për ruajtjen e kësaj zone.





“Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!” shkroi ai në Instagram.

Zjarr Tv Ad