“Vjosa Park Kombëtar Tani” në mes të sheshit Duomo në Milano (FOTO)

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, të Italisë. Kjo është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa, si dhe nga marka e njohur e veshjes “Petagonia Milano”.

Vjosa është cilësuar si kurora e “BlueHeartofEurope”. Më herët një serë projektesh janë planifikuar për t’u ndërtuar aty, duke rrezikuar shkatërrimin e këtij lumi që konsiderohet si një pasuri e Europës.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedit kanë ndërmarrë disa nisma dhe peticione drejtuar qeverisë për mbrojtjen e lumit të egër dhe për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, me qëllim që të mbrohet nga shkatërrimi i njeriut.

Kujtojmë se aktori Leonardo di Caprio vazhdimisht ka bërë postime në mbrojtje të lumit Vjosa, duke apeluar në kthimin e parkut në “Park Kombëtar” në mënyrë që të mos bëhen më ndërhyrje në të.

Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka kërkuar më herët nga qeveria për të shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Lumi Vjosa në Shqipëri është lumi i fundit i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin lirshëm nga malet në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri.

Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjosë, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë.

Zjarr Tv Ad