Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Kulturës ka liruar sot nga detyra drejtuesen e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani. Ajo ka drejtuar këtë institucion për 5 vite me radhë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.