Vlora dorë lëshuar në nderimin e ambasadorëve të BE-së, i jep titull Sorecës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar sot projekt vendimin në rend të ditës për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Propozimi i këshilltarëve ka kaluar sot unanimisht, vlerësimin e me këtë titull për Ambasadorin e BE në vendin tonë. Me motivacionin për kontribut në investime të BE-së në Vlorë.

Kujtojmë që me të njëjtin motivacion në 2018, ky titull “Qytetar Nderi” i është dhënë edhe ish Ambasadores së BE Romana Vllahutin.

Ka qenë muaji Gusht 2018, pak para largimit të Ambasadores, kur Bashkia Vlorë i dhuroi titullin.

Përmendej asokohe investimet e mëdha që me fondet e BE u bënë në Vlorë. Për po të njëjtat investime, pritet të nderohet edhe Ambasadori Luigi Soreca. E në fakt Soreca dhe Vllahutin nuk janë ambasadorët e vetëm që Vlora nderon.

Zjarr Tv Ad