Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

lora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur. Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë në rrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj! Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasi kundërshton protokollin e lëvizjes. Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se u mungon një shërbim i domosdoshëm. Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa e urbanëve është përkthyer në kosto financiare. Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete të tjera transporti të cilat kushtojnë më shumë! Burime thonë se transporti i munguar në Vlorë pritet të rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes së biletës. Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskat janë detyrim për udhëtarët.

Zjarr Tv Ad