Vlorë/ 100-vjetori i vdekjes së babait të kombit shqiptar, asnjë nuk i afrohet

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

24 janar 1919-24 janar 2019.

100-vite nderim për Ismail Qemalin, në 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të burrit të krijimit të Shtetit Shqiptar, njeriut që pati rolin e padiskutueshëm në shpalljen e pavarësisë së vendit, pikërisht nga Vlora.

Nderim dhe homazhe, për figurën  e Ismail Qemalit, në kujtim të tij, në varrin e Ismail Qemalit në Vlorë.

Të pranishëm në Vlorë, veç autoriteteve vendore  edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, por edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Homazhe, kurora e buqeta me lule janë vendosur pranë varrit  të Ismail Qemalit në sheshin e flamurit në Vlorë, në nderim dhe vlerësim të figurës së Ismail Qemalit.

Sot jemi në një moment të veçantë, duke përkujtuar burrin e shquar Shqiptar,veprën dhe figurën e tij-ka theksuar në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Dritan Leli

Në emër të Kryeministrit Edi Rama, fjalën përshëndetëse e ka lexuar Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Nëse masim personalitetin e një njeriu politik, asnjë nuk i afrohet Ismail Qemalit.

Janë shumë të rrallë ata që kanë shkruar emrin në histori, dhe me të rrallë ata që përmbysin historinë për ta rishkruar si Ismail Qermali- është theksuar në fjalën e ministres Margariti

Një vizitë në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, ka përmbyllur edhe aktivitetet në ditën e përkujtimit të 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit në Vlorë.

Zjarr Tv Ad