Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur këtë të enjte në qytetin e Vlorës.
Burime paraprake të policisë thonë se kufoma u gjet rreth orës 08:30, anës bregut të detit gjysëm i mbuluar me rërë, në Portonovë të Zvernecit.
Trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe ende i paidentifikuar.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.