Vlorë, gjendet i pajetë një person

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në lagjen “24 Maji” pranë hidrovorit të Vlorës.

Mësohet se kanë qënë punonjësit e hidrovorit ata të cilët kanë vënë re trupin e viktimës ku menjëhere kanë njoftuar uniformat blu.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore të moshës rreth 50-vjeçare.

Ende nuk ëshë bërë i ditur emri i viktikës, ndërkohë burimet policore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu, po kryhen dhe veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Zjarr Tv Ad