Vlorë/ Humbën gjurmët në mal, lokalizohet vendodhja e 2 turistëve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi alarmuan policinë që prej mbrëmjes së djeshme, bëhet me dije se dy turistët belgë, të cilët humbën gjurmët në zonën malore Çikë-Iljaz, janë lokalizuar në malin pranë fshatit Dhërmi.

Në kërkimet e tyre ishin të angazhuar forcat e Policisë së Vlorës dhe DELTA-s. Kërkimet u përqëndruan në zonën malore Çikë-Iljaz. Ndërkohë, sipas Prefektit të Vlorës, turistët kishin ngritur kamping në zonën malore.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre apo edhe mosha.

Zjarr Tv Ad