Vlorë/ Inagurohet hoteli me pesë yje ‘Aler Grand Hotel’, Klosi: Vlerë e shtuar (Video)

0
401
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konsulli i nderit për Ukrainen në Shqipëri, Bledi Bajraktari sëbashku me bashkëshorten e tij Tatjana Bajraktari, të dy administrator të një prej grupeve të hotelerisë me moderne në vend, inaguruan hotelin e tyre të dytë në Vlorë, me pesë  yje, Aler Grand Hotel.

Aler grand hotel është hoteli i gjashtë ne Shqiperi. Prezente në këtë ceremoni inagurimi ishte Ministri i Turizmit zoti Blendi Klosi, Kryetari i Bashkise Dritan Leli,miq, dashamires, si dhe shume turistë të huaj te ardhur nga Ukraina, Bosnjehercerkovina, Sllovenia etj.

Për çiftin Bajraktari, të cilët janë administratoret kryesore te Aler Group, hoteleria që ata drejtojnë është në hoteleri tepër moderne e cila ofron të njejtin komoditet, të njejtën cilësi në çdo vend të Shqipërisë që hoteleria Aler operon.Por nuk mbetet me kaq, cifti Bajraktari shfaq edhe disa nga planet për të ardhmen, për tu zgjeruar sërisht ndoshta brenda vitit me dy hotele të reja, në pikat me strategjike në vend.

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, prezente në këtë ceremoni e vendosi theksin tek zhvillimi që i jep qytetit të Vlorës të tilla hotele si Aler Grand Hotel.Si dhe ju bëri thirrje të gjithë investitorve që të vijnë të investojnë në qytet pasi Vlora ofron çdo gjë që ata kërkojnë.

Per Ministrin Klosi një investitor i cili brenda disa viteve zgjerohet dhe zotëron tashmë 6 hotele është një pasuri për vendin.Aler grand hotel por edhe shume. Investime të tjera që po vijnë në Shqipëri, janë edhe si meritë e qeverise, si meritë e investimeve që ka bërë qeveria jo vetëm në  Vlorë, ku investimet janë të dukshme por në mbarë vendin.Për Klosin është e dukshme që një hoteleri si Aler Grand Hotel i cili është futur në tregun Bjellorus, Ukrainas është një vlerë e shtuar për vendin.

Aler Grand Hotel përmban në total 70 dhoma te cilat i shtohen hotelerisë vlonjate në këtë sezon veror.I shtohen qytetit të Vlorës i cili gjatë sezonit turistik nuk përballon dot numrin e lart të turisteve.

Aler Grand Hotel tashmë është inaguruar do të operoj në hotelerin vendase më asgjensi turistike të huaja por dhe vendase, booking por dhe me lidhje të ngushtë me operatorët turistik vendas.Aler premton një numër të madh turistes Bjellorus, Ukrainas, Slloven për ti sjellë në vend jo vetëm gjatë sezonit veror.

Zjarr Tv Ad